Rreth Platformës

“Know Your Rights” (Njih të Drejtat Tua) është një platformë online, me të cilën Institucioni i Avokatit të Popullit ka për qëllim të promovojë të drejtat e të rinjëve të moshës 16-29 vjeçare, sipas legjislacioit në fuqi në Kosovë. Platforma ofron udhëzime për disa nga të drejtat në fushët e arsimit, shëndetësisë, komuniteteve jo shumicë, punësimit, familjes, sistemit të drejtësisë, punës në komunitet, përfitimet sociale, dhe fuqizimit të rinisë. Përshkrimet e të drejtave janë të shoqëruara me një hartëzim të institucioneve që janë përgjegjëse për zbatimin e të drejtave, si dhe ato në të cilat të rinjtë mund të drejtojnë ankesat në rast të shkeljes së të drejtave të tyre.

Platforma gjithashtu përmban informata të detajuara rreth procesit të dërgimit të ankesave në Institucioni e Avokatit të Popullit dhe ofron mundësi të raportimit të shkeljeve drejtpërdrejt përmes platformës “Know Your Rights”. Si administrator i platformës, Institucioni i Avokatit të Popullit garanton konfidencialitetin me rastin e raportimit përmes platformës. Personat që paraqesin ankesë përmes platformës “Know Your Rights”, do të marrin n konfirmim automatik të pranimit të rastit nga IAP-ja, dhe do të kontaktohen më vonë vetëm në qoftë se ka ndonjë pyetje shtesë lidhur me rastin e raportuar apo nevojiten dokumente të tjera shtesë për të mbështetur ankesën e dërguar.

Institucioni i Avokatit të Popullit është institucion i pavarur kushtetues, i cili mbron, mbikqyr dhe promovon të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe standartet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Mundësuar nga

Mbështetur nga

Administratori